Medreseja Alaudin

Medreseja Alauddin dënon fuqishëm vrasjen e drejtorit z. Remzi Salihu

Njoftime

Medreseja e mesme Alauddin në Prishtinë më shumë pikëllim mori lajmin për vrasjen e drejtorit të drejtorisë së arsimit të komunës së Prishtinës z. Remzi Salihut.

Medresja Alauddin dënon shumë ashpër këtë akt të ligë ndaj një punëtori të vyeshëm e të urtë siç ishte tanimë i ndjeri Remzi Salihaj.

Ngushëllimet e sinqerta i drejtojmë së pari familjes,  të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë e pastaj edhe çdo punëtori të arsimit e çdo nxënësi  të komunës së Prishtinës.

E lusim Allahun të Lartë e Mëshirues që të ndjerin ta pranoj në mëshirën e Tij ndërsa familjen e tij ta forcoj me durim.

Medreseja Alauddin pas marrjes së lajmit në koordinim me drejtoratin komunal të arsimit ndërpreu mësimin duke u solidarizuar kështu me shkollat tjera të Prishtinës në dënim të këtij rasti kaq të ligë e barbar.

Drejtori i medresesë                                                                    03.10.2011

Bahri Simnica                                                                                Prishtinë

Ndaje: