Categorized | Aktivitete

Nxënësit e medresesë dhurojnë gjak

Nxënësit e nxënëset e medresesë sonë kurorëzuan suksesshëm edhe një aktivitet humanitar. Të shtyrë nga bindja e domosdoshmërisë për ti ndihmuar atyre që kanë nevojnë ata vullnetarisht dhuruan gjak.

Ekipi i Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut më 31.03.2011 ishte prezent në shkollën tonë me që rast suksesshëm përfundoi punën për marrje vullnetare të gjakut.

Ekipi përbëhej nga: Dr. Hakif Hoxha, Bukurie Maloku, Nazmi Buqani, Tahire Kika, Orhan Kurshumliu, Fadil Mahmuti, Adnan Zeqiri dhe Rifat Shaqiri.

Ishin gjithsej 55 dhurues, 27 meshkuj dhe 28 femra. Të grupit A kishte 23 dhurues, B 7, AB 3 dhe O 22 dhurues.

Vlen të ceket se pos nxënësve gjak dhuruan edhe disa mësimdhënës.

Ky aktivitet për shkollën tonë tanimë është tradicional.

Lusim Zotin që ky gjak i dhuruar nga  nxënësit tanë të shpëtoj jetë, sepse motoja tani na është e njohur:

“DHURO GJAK, SHPËTO JETË”

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 318 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

One Response to “Nxënësit e medresesë dhurojnë gjak”

  1. Ablajda says:

    Allahu i Lartesuar thote:”…kush vret ndokend,qe s’ka vrare njeri ose qe nuk ka bere çrregullime ne Toke,eshte sikur te kete vrare te gjithe njerezit.Dhe,nese dikush shpeton nje jete,eshte sikur te kete shpetura jeten e krejt njerezve…” (El-Maide:32)
    Inshallah Allahu i shperblen gjith besimtaret te cilet nuk kursejn gjakun e tyre per te shpetuar nje jete.

Trackbacks/Pingbacks


“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail