Medreseja Alaudin

Me program të pasur nga nxënësit e medresesë, mirëpritet hoxha i nderuar Musli Bajraktari

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në një ambient të ngrohtë dhe me mikëpritje nga drejtoria e shkollës, stafi arsimor edukativ dhe nxënës u prit hoxha i nderuar mulla Musli Bajraktari.

Me këtë rast u mbajt një program i cili siq e do rendi fillo me ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Bujar Emini.

Drejtori  z. Bahri Simnica në fjalën e tij të rastit përshendeti hoxhën e nderuar dhe i dëshiroi mirëserdhje. Puna e tij dhe e kolegëve të tij përgaqëson hallkën e artë e cila e lidhi islamin tonë me atë të gjeneratave para nesh. Kjo flet për gadishmërinë, guximin, vendosmërinë dhe seriozitetin e këtij hoxhe dhe e shumë të tjerëve si ai që meritojnë cdo mirënjohje dhe admirim.

Mysafiri I nderuar para të pranishmëve u paraqit me një fjalë rasti në të cilën pasi falënderoi drejtorinë për ftesën këshilloi nxënësit me këshilla shumë të dobishme.

Programi vazhdoi me leximin e disa pjesëve nga mevludi, ese dhe ilahi të ndryshme.

Prishtinë, Janar, 2015

Ndaje: