Categorized | Aktivitete

Trajnim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Departamenti i gruas i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës,    organizoi trajnim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ku morën pjesë edhe nxënëset e medresesë “Alauddin” të Prishtinës.

Trajnimi zgjati katër javë dhe përmbante katër module me nga gjashtë orë për secilin. Trajnuse apo ato të cilat dhanë kontributin kryesor ishin dy profesoresha të nderuara: Gyltene Dërguti-Psikologe dhe Azemine Kukaj-Kajoshi-profesoreshë në medresenë “Alauddin”në Prishtinë.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte që t’u ofroj atyre që punojnë me fëmijë njohuri dhe përgjegjie të duhura rreth qështjes mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,në pajtim me politikën dhe procedurat e BIK-ut dhe konventën e kombeve të bashkuara.

U paraqitën disa statistika botërore rreth trafikimit të fëmijëve dhe shkeljës së të drejtave të tyre. Këto statistika ishin shumë të larta dhe me të vërtetë ishin shokuese.

Më pas u cekën edhe mënyrat dhe format e ndihmës për fëmijët e që shumica prej nesh jemi neglizhent ndaj këtyre informatave të rëndësishme.

Qëndrimi i BIK-ut ishte se:”Të gjithë fëmijët kanë të drejtë në dinjitetin personal dhe mbrojtjen nga abuzimet. Kjo merr përsipër përgjegjësitë e veqanta dhe detyra për kujdesin, duke synuar kështu krijimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët brenda projekteve dhe programeve që i menaxhon dhe i përkrahë.

Interesi për ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duhet të ketë prioritet më të madh nga të gjitha interesat tjera.”

Ligji i Kosovës mbi të drejtat e fëmijës në Kuvendin e Kosovës është miratuar me 20 janar të vitit 2006. Në këtë ligj cekën disa të drejta të fëmijëve si dhe në disa nene dokumentohet mbrojtja e këtyre të drejtave. Problemi është se ky ligj në praktikë nuk gjenë zbatim të kënaqshëm.

Këndvështrimi psikologjik i të drejtave të fëmijëve.

Periudha e fëmijëris konsiderohet periudha prej lindjes deri në kalimin e adoleshencës, d.m.th periudha afërsisht deri në 18 vjet.

Të drejtat e fëmijës janë të bazuara në zhvillimin e plotë, të harmonishëm të personalitetit të fëmijës, në rritjen e tij në ambientin familjar, në atmosferë harmonie, dashurie dhe mirëkuptimi.

Në deklaratën e Kairos për të drejtat e njeriut ndër të tjera në nenin 2 thuhet:

a)Jeta është dhuratë e Allahut. Ajo i garantohet çdo qenieje njerëzore. Të gjithë antarët e shoqërisë dhe të gjitha shtetet dhe vendet duhet të veprojnë për ta mbrojtur këtë të drejtë kundër të gjitha llojeve të agresionit. Jeta nuk duhet të merret pa një arsye ligjore të përcaktuar (sipas dispozitave të Sheriatit).

b) Është e ndaluar të përdoren mënyra dhe mjete që qojnë në shfarosjen e racës njerëzore.

Në nenin 7 të kësaj rregullore thuhet gjithashtu se:

a)Çdo fëmijë, qysh nga lindja, gëzon të drejtën e prindërve të tij, shoqërisë dhe shtetit, edukimit, kujdesit material, kujdesit arsimor dhe vëmendjes morale.

Pra u cekën këtu disa nga të drejtat e fëmijëve që janë të përcaktuara sipas Sheriatit Islam,të përmendura në këtë deklaratë.

Moduli shumë i rëndësishëm gjithashtu ishte edhe moduli i fundit ku u trajtua dhuna ndaj fëmijëve dhe llojet e abuzimeve.

Dhuna si indikator mund të përcaktohet edhe si një virus që bartet nga njëri tek tjetri. Ajo ndikon në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, e që ky ndikim vazhdon edhe pas pjekurisë së tij.

Efektet e dhunës dhe abuzimeve ishin të shumta e që lënë pasoja tek fëmija për një kohë të gjatë, duke e formuar një përsonalitet më të ulët dhe një jetë me frikë dhe brenga të shumta.

Ky trajnim me të vërtetë ishte një përjetim i mirë, ku secila pjesmarrëse mori njohuri gjithpërfshirëse dhe konkrete për edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, qoftë si nënë, edukatore apo edhe si puntore sociale.

Pas përfundimit të këtij trajnimi u bë plotësimi i një testi i cili u formulua nga ligjërueset e që doli i suksesshëm dhe të gjitha pjesëmarrëset u certifikuan.

Nga medreseja Alauddin e Prishtinës u trajnuan dhe u ceritifikuan këto nxënëse:

Bardha Kqiku, Merita Borovci dhe Merisme Krasniqi nga klasa e 13 – të. Linda Avdyli dhe Arbnore Mehmeti nga klasa e12 – të, Besa Kqiku dhe Jusra Abdullahu nga klasa e 11-të dhe nga klasa e 10 –të  Arlinda Zeka.

Trajnimi filloi më 19.02.2011 për të përfunduar më 24.03.2011.

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 309 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

One Response to “Trajnim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”

  1. sumeja says:

    Eselamu alejkum!
    Jam shume e kenaqur qe ne mesin tone kane filluar te mbahen aktivitete te tilla, qe kane vlere te madhe per shoqerin ne pergjithesi.
    Gjithashtu shihet se edhe nxeneset e medreses jane pjesemarrese ne shume aktivitete, qofte ne ato fetare por edhe shoqerore.
    Vetem suksese ne punen e metutjeshme.

Trackbacks/Pingbacks


“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2018
M T W T F S S
« Nov    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail