Më 24 prill 2015 në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.
Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar fjala e Myftiut të Repubikës sonë i cili në fjalën e tij shprehu edhe njëherë përkrahjen e BIRK-ut për medresenë në misionin fisnik të edukimit dhe arsimimit të gjeneratave.
Me fjalë rasti u paraqitën arsimtarët e lëndës së Kur’anit fisnik prof. Valbona Asllani dhe prof. Muzaqete Kosumi.
Ky manifestim vazhdoi me programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.
Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.
Në emër të prindëerve u paraqit z. Nexhmedin Kahrimani i cili shprehu falënderim të veçantë për shkollën dhe admirimin e tij për punën që po bëhet.
Me këtë rast u shpërndanë edhe mirënjohejt për nxënëset më të dalluara në nivel te klasëve dhe në nivel të shkollës të cilat i shpërndanë drejtori bashkë me kryeimamin e Republikës bashktë me kolegë tjerë kryeimam nga këshillat lokal.
Ne program morri pjesë edhe z. Daut Imeri i cili ishte edhe donator i projektit “nxënësit më të dalluar”. Shkolla falënderon shumë këtë vella bujar për këtë veprim fisnik duke e lutur Allahun ta shpërblej me të mirat e Tij.
Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.
Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.
Prill 2015
Prishtinë