Nw ambientet e Medresesë u mbajt një aktivitet në lëndën e Akaidit.
Aktivitet i ishte organizuar në lëndën e shkencës së Akaidit (besimit), e cila shkencë është njëra ndër më të rëndësishmet në kuadër të shkencave islame, njihet edhe si gardian i besimit.
Pas leximit të fjalëve nga Kur’ani Famëlartë, fjalën e mori drejtori i Medresesë Mr.Jakup Çunaku. Drejtori përshëndeti stafin edukativo-arsimor dhe nxënëset, falënderim të veçantë shprehu për profesoreshën e Akaidit dhe paralelet e klasave të dhjeta, ku shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje të vazhdueshme, ndër të tjerash tha: “kanë kaluar vetëm dy muaj e dhjetë ditë dhe ja, i shohim nxënëset tona të aktivizuara në aktivitete, një nismë e mirë dhe model i suksesshëm”. Pastaj, nxënëset vazhduan aktivitetin e tyre me pikat e përgatitura ku paraqiten argumentet fetare, logjike dhe shkencore që Zoti ekziston. Nëpërmjet këtij aktiviteti u demonstrua praktikisht cilësia e Allahut “ El-vuxhud”.