“Ma rrëfe qëndrimin e Zotit, për veprën time”
Më datën 13.03.2019. në amfiteatrin e Medresesë u mbajt një aktivitet mësimor, nga paralelja e vajzave, rrespektivisht nga klasa e 12-3 dhe 12-4, në lëndën e Usuli Fikhut-Bazat e Jurisprudencës Islame. Aktiviteti ishte emërtuar me titullin-slloganin: “Ma rrëfe qëndrimin e Zotit, për veprën time”.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënëset paraqitën nepërmes disa sllajdeve dhe videove, por në mënyrë tejet kreative, këndvështrimet e tyre rreth disa çëshjeve thelbësore të kësaj shkence, e cila mësohet vetëm në klasën e 12-të në Medrese.
Aty u demonstrua edhe në formë praktike mënyra e nxjerrjes së normave juridike islame nga burimet juridike islame. Ishin nxnëset e klasëve më të ulëta ato që pyetnin për disa çështje të një rëndësie të veçantë, dhe të njejtave iu përgjigjeshin nxënëset maturante, duke u bazuar në njohuritë e tyre që kishin marrë tashmë në lëndën e Usulit.
Ky program u mundësua edhe falë përkrahjes së profesorëve të kësaj lënde, prof. Driton Arifi dhe prof. Valbona Asllani. Gjatë këtij programi ishte profesoresha Asllani ajo që iu drejtua me një fjalë inkurajuese drejtuar nxënëseve , duke shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e një projekti kaq me vlerë për nxnëset dhe shkollën tonë. Ndërsa krejt në fund drejtori i shkollës, Jakup ef.Çunaku dha vlerësimin e tij motivues për punën e nxnëseve të klasëve të 12-ta, nga paralelja e vajzave, dhe duke i falënderuar për punën, ai edhe shprehu gadishmërinë e tij që të tilla aktivitete gjithnjë do të jenë të mirëpritura nga ana e drejtorisë dhe shkollës.
Mbesim me shpresë që aktivitete të tilla të jenë pjesë e pandashme e procesit edukativo- arsimor në shkollën tonë.