Medreseja Alaudin

U mbajten Garat e Dijes në Medresenë Alauddin

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Me datë 13 prill 2019, u organizuan Garat e Dijes ne nivel shkolle.  Kësaj radhe organizmi i tyre ishte me ndryshe sesa në vitet paraprake.  Fillimisht komisioni i Garave të Dijes mori vendim që këto të zhvillohen në gjashtë (6) lëndë si; gjuhë shqipe, gjuhe angleze, gjuhë arabe, Akaid, Fikh dhe Histori.  Nga secila lëndë do ketë nga pesë (5) pyetje në materialin e zhvilluar në nivel të paraleles.  Prandaj ishte një test me shkrim, i përpiluar me shumë kujdes me gjithsejtë 30 pyetje nga lëndët e lartpërmendura.

Pjesëmarrës ishin 67 nxënës, nga paralelja amë 39 nxënës, nga ajo e Prizrenit ishin 16 dhe nga e Gjilanit 12 nxënës.

Në hapjen zyrtare të këtyre garave ishte edhe Kryeimami I BIK-ut Sabri ef. Bajgora, i cili ndër tjera tha; “ imperativi i parë i fesë sonë është “lexo” andaj duke lexuar e njohim edhe më mirë Zotin tonë dhe do jemi më të suksesshëm në jetë tonë. Kurse drejtori i MM Alauddin në Prishtinë, Jakup Çunaku pasi përshëndeti dhe uroj nxënësit për këto gara, ai shtoi se; “ do të punojmë edhe më shumë në ngritjen e cilësisë së arsimit  në shkollën tonë. Një ndër mënyrat e ngritje së arsimit është edhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet paraleleve tona, siç janë edhe këto gara të dijes.”

Pastaj garuesit iu nënshtruan testin nëpër klasë përgjatë 90 minutave. Pastaj, përgjigjet e tyre u vlerësuan nga mësimdhënësit kompetentë të Medresesë dhe dolën këto rezultate:

Klasat e 10-të

Vendi i parë- Amira Dërguti ( 273.5 pikë) nga klasa 10/4

Vendi i dytë – Anisa Dërguti (269 pikë) nga klasa 10/4

Vendi i tretë – Diellza Ibrahimi (262 pikë) nga klasa 10/5

Klasat e 11-të

Vendi i parë- Samir Olluri ( 287 pikë) nga klasa 11/2

Vendi i dytë – Aida Hashani (275 pikë) nga klasa 11/4

Vendi i tretë – Yllka Llapashtica (271 pikë) nga klasa 11/3

 

Klasat e 12-ta

Vendi i parë- Dren Lipaj ( 246 pikë) nga klasa 12/2

Vendi i dytë – Fatime Sylka (241 pikë) nga klasa e 12/6

Vendi i tretë – Hatixhe Hasani ( 238 pikë) nga klasa e 12/4

 

Në fund drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për të gjithë garuesit, e në veçanti për fituesit ndau mirënjohje dhe dhurata.

Krejt në fund u shtrua edhe një drekë për nxënësit dhe mësimdhënësit e MM Alauddin në restorantin e shkollës sonë.

 

 

 

Ndaje: