Nxënëset e klasës 12/5 më datë 06.02.2018 ishin protagonistet e aktivitetit “Grow and Glow” (Rritu dhe shkëlqe). Objektivat e aktivitetit ishin zhvillimi i shkathtësive të hulumtimit, prezantimit dhe komunikimit në gjuhën angleze, nëpërmjet tematikës së orientimit në karrierë . Nxënëset, përmes profesioneve për të cilat janë vendosur, shpalosën elemente dhe karakteristika të caktuara të tyre, sollën shembuj dhe statistika, modele, praktika reale dhe eksperimente, duke tentuar të zgjojnë kërshërinë e bashkëmoshatareve të tyre, të cilat gjinden para kësaj përzgjedhjeje të rëndësishme jetësore. Fushat e karrierës dhe profesioneve të prezantuara përfshijnë mjekësinë, artet, farmacinë, gjeografinë, ekonominë, mësimdhënien, menaxhmentin, etj.
Nxënëset gjithashtu ofruan praktika dhe modele të orientimit në karrierë dhe të përzgjedhjes së profesionit, përmes hulumtimit, prezantimit të thënieve inspiruese, dhe hapave analitikë, konkretë dhe metodologjikë që duhet ndjekur. Në fund u zhvillua edhe një lojë tërheqëse për pjesëmarrësit nga të cilët përmes pyetjeve specifike dhanë mendimet për profesionet e ëndrrave të tyre.
Aktiviteti u realizua në një mënyrë mjaft kreative nga nxënëset, duke përfshirë në bashkëbisedim të drejtpërdrejtë edhe profesorin e lëndës, me elemente të zhvillimit të një ore mësimore interaktive.
Grow and Glow u prezantua para një auditori të pasur me nxënës dhe profesorë.
Shikoni fotot dhe atmosferën.