Sot, kryesia e Këshillit të Nxënësve të ShML “Ahmet Gashi” dhe ShMLM “Ali Sokoli” të komunës së Prishtinës vizituan medresenë. Ata u pritën me ngrohtësi nga kolegët e tyre të medresesë dhe u njoftuan për së afërmi për historikun e medresesë, të arriturat e saj duke parë klasat e mësimit, kabinetet, amfitetaret, bibliotekën dhe ambientet sportive e rekreative dhe konviktore. Për këta nxënës u organizua një program modest dhe u shtrua darkë në restorantin e shkollës.