Drejtori i Medresesë Alauddin me një grup mësimdhënësish vizituan BIK-un me qëllim të urimit për rizgjedhjen e Mr. Naim Tërnavës Myfti i Kosovës. Ata me këtë rast uruan atë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në udhëheqjen e këtij institucioni të lartë fetaro-islam dhe lusin Allahun që ta ndihmoj atë në punën e tij.
Kujtojmë që Mr. Naim Tërnava para se të zgjidhej Myfti ishte drejtor i Medresesë Alauddin.