Medreseja Alaudin

Përvjetori i 62-të i Medresesë kremtohet me promovimin e librit “Jeto, mendo, ndrysho”

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Me rastin e kremtimit të përvjetorit të 62-të të Medresesë Alauddin  u promovua  libri “ Jeto, mendo, ndysho” nga nxënësja e klasës 12/3 Anita Gërguri.  Me këtë rast drejtori i shkollës Bahri Simica ndër tjera tha: “Për mua dhe shkollën tonë është nder që, sot promovojmë librin e dytë të nxënëses sonë Anita Gerguri. Para një viti promovuam librin e parë të saj, kurse sot pas një pune dhe vullneti të madh të saj, sot promovojmë librin e dytë te shruar nga Anita Gerguri. Kjo tregon qartë angazhimin e nxënësve dhe suksesin e tyre, por njëherit edhe mbështetjen e pa rezervë të shkollës sonë ndaj nxënësve tanë.

Kurse , Besnik Jaha, njëherit edhe lektor i këtij libri tha;” Ky libër është pasuri e veçantë për bibliotekën shqipe. Vet titulli nxjerr porosinë e vet se, njeriu mund te zhvillohet nëpërmjet mendimin dhe leximit.”

Kurse kujdestari i klasës, Fadil Hasani tha;” Kjo është pasuri e madhe sepse më këtë llogaritet një investim i përjetshëm, sepse mendimet kur shkruhen shndërrohen në pasuri  dhe kapital i pamohueshëm.”

Prindi i nxënëses  nuk kurseu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Medresesë dhënë kësaj nxënëse në rrugëtimin e saj drejt shtigjëve të nxënies së dijes në këtë tempull dije.

Me këtë rast, medresantet shfaqen edhe një program kulturoro-artistik  dukë përcjell mesazhin se, dituri është pasuria më e madhe e shoqërisë.

Shkolla uron që promovime të llojit të tillë të jenë të shpeshta në shkollën tonë.

Ndaje: