Medreseja Alaudin

EDHE NË PARALELEN E GJILANIT SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS ARABE

Lajme dhe aktivitete

Sot, në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “Medreseja Alauddin”, në paralelen e ndarë fizike në Gjilan, u shënua Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe.
Në këtë ditë të rëndësishme, për gjithë komunitetin mysliman, në mesin tonë ishte i nderuari dr. Qazim Qazimi, ish profesor dhe drejtor i kësaj medreseje dhe profesor i gjuhës arabe në FSI, një intelektual i shquar dhe pedagog i dalluar. Me këtë rast, profesori mbajti ligjëratë të titulluar “Zhvillimi historik i gjuhës arabe”.
Në këtë event, përpos tjerash, u prezantuan punime të nxënësve në lidhje me veçoritë dhe karakteristikat e gjuhës arabe, të cilat u vlerësuan lartë nga mësimdhënësit e gjuhës arabe.
Në fund të programit, për nder të veprimtarisë intelektuale në çështjet e fesë, e në veçanti për kontributin në fushën e gjuhës arabe dr. Qazim Qazimit shkolla i ndau mirënjohje.

Ndaje: