KATËR PARALELET E KLASËS SË 12-të NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS ARABE

Lajme dhe aktivitete

Sot, më datë 18 dhjetor 2021, në ShML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe.
Shënimi i kësaj date u realizua përmes punës së nxënësve të katër paraleleve të klasës së 12-të, të cilët kishin përgatitur prezantime të ndryshme në gjuhë arabe me tematika dhe forma të shumëllojshme, nën përkujdesjen e mësimdhënësit të tyre të gjuhës arabe, prof. Shkelzen Hoxha.
Kjo formë e punës dhe aktiviteteve u vlerësua lartë nga drejtori i shkollës dhe mësimdhënësit tjerë pjesëmarrës në këtë eveniment.
Nxënësve ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen!

Ndaje: