Festivali i Recitatoreve dhe Dita e Mësuesit

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Me rastin e 7 dhe 8 marsit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë dhe Medreseja “Alauddin” organizuan një program të larmishëm artistik e kulturor. Amfiteatri i shkollës sonë ishte i vogël për akomodimin e shumë veteranëve të arsimit, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të shumtë e mysafirëve të tjerë. Programi kulturor i përgatitur nga disa shkolla të Prishtinës i dha sharmin e vet këtij programi. Z. Salihaj, ndër të tjera, vuri në theks kontributin e vazhdueshëm të mësimdhënësve ndër vite. Ai shprehu admirimin e tij para kësaj kategorie të çmuar të shoqërisë sonë. Kurse drejtori i Medresesë, z. Çunaku falënderoi të pranishmit, dhe theksoi se mësuesi është piedestali i të gjithë profesioneve, kurse nënat shqiptare ishin dhe janë shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Në këtë takim u ndanë edhe shumë mirënjohje për veteranë të arsimit, mësimdhënës të dalluar, drejtorë të shquar etj. Medreseja Alauddin ishte e nderuar me rastin e ndarjes së mirënjohjes për profesorin tonë Bajrush ef. Ahmetin nga DKA e Prishtinës, e i cili me dekada dha kontribut në Medrese. Përndryshe, Bajrush ef. Ahmeti ishte edhe autor i gjashtë (6) teksteve shkollore të Medresesë Alauddin. Vlen te theksohet qe kjo eshët hera e pare që DKA ndanë mirënjohje për një mësimdhënës të Medresesë Alauddin.

Po ashtu këtu u ndanë mirënjohje dhe dhurata për tre vendet më të mira në Festivalin e Recitatorëve, që u mbajt në Medresenë Alauddin në Prishtinë. Vendi i parë i takoi nxënëses Aurorë Aliu, vendi i dytë Kasim Gërbeshi (që të dy nxënës të Medresesë Alauddin), dhe vendi i tretë Erona Mulollit, nxënëse e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Medreseja Alauddin për të gjithë mysafirët shtroi një drekë në restorantin e shkollës.

 

Ndaje: