Në ambientet e ngrohta të medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë me një program modest u shënua mevduli e resulullahut.
Programi ishte përgatitur nga nxënësit të medresesë me përkrahjen e drejtorisë dhe stafit punonjës.
E veçantë e këtij programi pos arsyes së mbajtjes së tij, pra lindjes së Muhamedit a.s., ishte edhe prezenca e dy musafirëve shumë të veçantë për medrese. Ishin prof. Bajrush Ahmeti dhe prof. Tefik Gashi ata që e bënë këtë takim shumë atraktiv dhe madhështor. Ata thënë ndryshe erdhën në shtëpinë e tyre në të cilën si mësimdhënës e edukator të brezave kanë shërbyer me dekada.
Programi siç edhe është zakon filloi me leximin e disa ajeteve nga Kur’ani fisnik, për të vazhduar me një fjalë përshëndetëse nga drejtori z. Bahri Simnica.
Drejtori në fjalën e tij hyrëse përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi nxënësit dhe arsimtarët për angazhimin e bërë por në mënyrë të veqantë falënderoi dy musafirët e veçantë prof. Bajrush Ahmetin dhe prof. Tefik Gashin.
E veçanta tjetër e këtij programi ishte se ligjëratën për Muhamedin a.s. para nxënësve e mbajti prof Tefik Gashi i cili me fjlaët e tij të ëmbla kënaqi të gjithë të pranishmit. E si mos të jetë të ëmbla kur ai vazhdimisht thoshte “Muhamedi salallahu alejhi ve selem”.
Këshilla më kryesore që u nxor nga ligjërata e tij ishte se i dërguari i Allahut Muhamedi a.s. si mëshirë për botët duhet të jetë shembull në jetë për të gjithë ne dhe atij duhet dërguar salavate e atë duhet kujtuar e praktikuar në çdo moment të jetës.
Prof. Bajrush Ahmeti në fjalën e tij të rastit theksoi se ditëlindja e Muhamedit a.s. është një ditë e madhe dhe ajo duhet të kujtohet çdo herë. Veçimi i mevludit si ditë nuk do të kishte kuptim nëse i dërguari nuk pasohet dhe urdhrat e Allahut dhe obligimet nuk kryhen. Ne jemi të obliguar ta pasojmë Muhamedin a.s. dhe ta kemi shembull jete, theksoi ndër të tjera prof. Bajrush në fjlaën e tij.
Programi vazhdoi me ilahi, recitime, e lexim të eseve dhe ekspozitë të përgatitura nga nxënësit temë kyçe e të cilave ishte Muhamedi a.s.
Një përmbledhje e mrekullueshme e jetës se Muhamedit a.s. e përgatitur në sllajde të cilat u paraqitën në projektor ishte pikë e veçantë e këtij programi.
Në fund drejtoi shfrytëzoi këtë tubim dhe para të gjithëve z. Skender Halimit i ndau mirënjohje si punëtori më i dalluar.
Programi filloi dhe përfundoi me fjalët:
“GJURMËVE TUAJA HAPËROJMË, O I DËRGUAR”
02.02.2012
Prishtinë
FOTO GALERIA