Medreseja Alaudin

Hatme nga maturantet e Medresesë së Prishtinës

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në ditën e mërkurë të datës 30. prill .2014,  në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese.

Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar në emër të profesorëve të Kur’anit  fjala e prof. Jakup Çunaku i cili në fjalën e tij në theks vuri Kur’anin dhe vlerën e leximit të tij. Në emër të prindërve foli z. Rrahim Rexha i cili pos falënderoi shkollën për angazimin në edukukimin e brezave në  përgjithësi e të kësaj gjenerate në mënyrë të veqantë.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Hatme në këtë vit bënë klasa e 13 dhe e 12 të cilat edhe  janë maturantë të këtij viti shkollor.

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

30. Prill.2014

Prishtinë

Ndaje: