Medreseja Alaudin

Kryeparlamentari Kadri Veseli shtroi iftar për nxënësit e Medresesë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Mbrëmë,  më 15.07.2015, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës ka shtruar iftar për nxënëesit e Medresesë Alauddin në Prishtinë.  Drejtori, profesorët dhe nxenësit u priten ngrohtësisht nga Z. Kadri Veseli dhe stafi i Kuvendit, fillimisht duke vizituar së bashku objektin dhe sallen e Kuvendit, e pastaj sipas protokollit u vazhdua me Iftarin ne Restorant Liburnia, afër Kuvendit.

Kryetari Veseli u shpreh se ndihet shumë i kënaqur me pritjen e mysafirëve të rinj per Iftar, duke nënvizuar se bota dhe kujdesi ndaj vendit u takon të rinjve, dhe i inkurajoi për studime dhe edukim të vazhdueshëm. Ai shtoi se besimi në Zotin është fundament i jetës njerezore që ndihmon në mirëqenie, progres dhe harmoni mes njerezve. Ai i falenderoi nxënësit për pranimin e ftesës së Iftarit dhe tha se është mirënjohes për atë se çfarë ka bërë Medreseja në vitet ’90 për Kosoven, në shërbim të jetës së rëndë institucionale, politike e kulturore të asaj kohe.

Në anën tjeter, Drejtori Bahri Simnica e falenderoi Kryetarin e Kuvendit për ftesen dhe mikëpritjen për Medresene. Z. Simnica e theksoi rëndesinë e bashkëpunimit institucional dhe ndihmën që shkollat si pishtare të dijes i japin vendit. “Mikëpritja dhe nderimi që na është bërë do të jetojnë pafundësisht në mendjet e këtyre nxënësve si konsideratë, kujdes dhe inkurajim për të ecur përpara në jetë, si studentë dhe më vonë si profesionistë të vyer”, iu drejtua ai Kryeparlamentarit. Drejtori Simnica shfrytezoi rastin qëz. Veselin ta ftojë për një vizitë në Medrese, në vitin e ardhshëm shkollor.

Iftari është atmosferë e këndshme dhe moment ideal për bashkim, shkëmbim idesh, kultivim të respektit dhe dashurisë mes njerëzve. I tillë ishte edhe Iftari i shtruar nga Kryetari i Kuvendit, Z. Veseli.

FALEMINDERIT!

 

 

Ndaje: