Medreseja Alaudin

Medreseja iu mirëpret, të nderuar nxënës!

Njoftime-Uncategorized

Si çdo vit tjetër edhe në këtë vit shkolla jonë po shkëlqen me nxënsit e saj të rinj. Edhepse largimi i tyre nga familja ishte e vështirë dhe iu solli pak mërzi ,në fytyrat e tyre përsëri vërehej  krenaria dhe lumturia se janë bërë pjesë e kësaj shkolle. Medreseja  Alauddin gjithmonë ka qenë në përkrahje të nxënsëve e sidomos të nxënsëve të rinj duke iu ofruar dashuri, ngrohtësi e mbështetje.

Shoqata e nënsëve e organizoi një program të shkurtër për të iu shprehur mirëseardhje këtyre nxësëve të rinj që iu bashkuan kësaj shkolle dhe që u bashkuan në shoqërinë tonë.Programi filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga nxënësi Zekë Sokoli.Pastaj me një fjalë rasti u paraqit drejtori i Medreses Alauddin z.Bahri Simnica. Drejtori në fjalën tij nxënsëve të rinj iu uroi mirësardhje në këtë shkollë të ndritshme dhe i përgëzoi duke ju thënë se ju zgjodhët një shkollë që do të ndiheni krenar gjithmonë. Ai gjithashtu iu uroi suksese të mëtutjeshme. Ky program gjithashtu ishte i pasur edhe me ilahi të bukura nga kori i shkollës, monolog, recitim të thënjeve profetike etj. Ndërsa  në fytyrat e nxënsëve shihej harmonia dhe gëzimi.

Me këtë program synuam që nxënësit e posardhur t’i bëjmë të ndihen të lumtur dhe krenar, dhe të iu tregojmë se tani e tutje janë pjesë e një ambienti të mrekullueshëm dhe pjesë e një shoqërie të ndershme që gjithmonë do të jetë në përkrahjen tuaj. Prandaj edhe këtë vit Medreseja dëshmoi dashurinë dhe nderin e saj për nxënesit e rinj të cilët bënë një punë të qëlluar me zgjedhjen e Medresesë Alauddin shkollë të tyre.

Ndaje: