Medreseja Alaudin

Medreseja Alauddin ndanë dekoratë dhe mirënjohje për medrsenë Isa Beu në Shkup

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Drejtoi i medrsesë prof. Bahri Simnica dhe pjesë nga stafi arsimor e edukativ dhe nxënës me rastin e vizitës në Shkup ndanë mirënjohje dhe dekoratë për medresenë Isa Beu.

Medresesë Isa Beu i ipet dekorata “Shehidët Medresantë” për kontributin e dhënë dhe kujdesin për stafin e medresesë Alauddin dhe nxënësit e saj gjatë peridhës së luftës në Kosovë 1998/99.

Dekoratën dhe mirënjohjen e nga drejtori Bahri Simnica e pranoi drejtori i medresesë Isa Beu z. Ibrahim Idrizi. Ai me këtë rast falënderoi medresenë Alauddin për kontributin e vazhdueshëm në edukimin e brezavë të mbarë trojeve tona. Një punim dore punuar nga nxënëset e Isa Beut iu dhurua medresesë Alauddin.

Medreseja Alauddin me këtë mirënjohje e dokoratë nuk mund të shprehë mjaftueshëm falënderimin për këtë përkujdesje në ato kohë të vështira. Përkundër kësaj ajo që synohet me këtë gjest modest është që edhe njëherë të shprehet falënderimi i sinqertë me bindjen se ai që nuk i falënderon njerëzit nuk ka falënderuar as Allahun.

Ndaje: