Medreseja Alaudin

Lojë miqësore në Volejboll

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Nxënëset e Medreses së mesme “Alaud-din” në Prishtinë në bashkëpunim me KNP-në(Këshillin e nxënësve të Prishtinës) organizuan një miniturnir miqësor për vajza në Volejboll.

Turniri u mbajt me 12.03.2011 në sallën e sportit të medresesë Aluddin në Prishtinë.

Për shkak të mos informimit të sakt nuk morën pjesë të gjitha ekipet e shkollave të mesme të Prishtinës mirëpo garën vazhduan shkolla e mesme “Ali Sokoli”(Mjeksia) dhe medreseja “Alaud-din” Prishtinë.

Ndeshja u zhvillua në katër sete.

Në setin e parë pas vazhdimeve që u bënë, triumfuan nxënëset e shkollës “Ali Sokoli” me një rezultat shumë të ngushtë:28 me 27.

Në setin e dytë fitorën morrën nxënëset e medreses me rezultat: 25 me 23.

Pas një pushimi të shkurtër gara vazhdoi ku edhe në setin e tretë triumfuan medresantet me rezultat: 25 me 22.

Dhe në fund për ta vulosur fitorën medresantet shënuan rezultat  mjaft bindës: 25 me 17.

Në fund iu dha një mirënjohje ekipit fitues dhe u shtrua drekë nga ana e drejtorisë së medresesë për pjesmarrëset e lojës.

Ndaje: