Medreseja Alaudin

Një vizitë nga Shkodra Medresesë në Prizren

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Më datën 11. 03. 2011, Senati i Medresesë së Shkodrës e vizitoi Paralelen e Medresesë në Prizren. Delegacioni kryesohej nga drejtoresha, e cila njëkohësisht ishte edhe profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe profesoresha e Matematikës. Gjithësej ishin 20 nxënëse. Ato u pritën së pari nga Përgjegjësit e shkollës, e pastaj edhe nga Shoqata (kryesia) e nxënëseve të Paraleles së Medresesë së Prizrenit, të cilat edhe i shoqëruan një kohë më të gjatë.

Musafiret nga Shqipëria u njoftuan me objektin shkollor ku për disa çaste u qëndruan në amfiteatrin e shkollës. Të dyja palët, së pari kryetarja e shkollës së tyre prezantoi me atë rast rregullat dhe aktivitetet e Medresesë së Shkodrës, e të njëjtën gjë e veproi edhe kryetarja e nxënëseve të Medresesë së Prizrenit.

Urojmë që musafiret e nderuara t’jenë ndarë te kënaqura dhe shpresojmë për vizita të tilla edhe herave të tjera. (S. Jonuzi)

Ndaje: