Në ditën e shtunë të datës 05.maj.2012 në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.
Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese.
Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar fjala e prof. Muharrem Tërnavës i cili ishte mësimdhënës i lëndës së Kur’anit në vitin e parë dhe të dytë të kësaj gjenerate.
Kujdestareja prof. Hatixhe Jashanica të pranishmëve iu foli për punën me këtë gjeneratë si në lëndën e Kur’anit por edhe në përgjithësi.
Ky manifestim vazhdoi me programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.
Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.
Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.
Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.
05.05.2012
Prishtinë