Medreseja Alaudin

Myftinia e Kavajës viziton medresenë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Më datën 05.maj.2012,  medresenë e nderoi një grup musafirësh të veçantë,  ishin vëllezërit tanë nga Kavaja e Shqipërisë.

Z. Besnik Leqini, Myfti i Kavajës i printe këtij grupi,  të cilët neve si shkollë na nderuan me vizitën e tyre.

Ata i priti drejtori i medresesë Alauddin në Prishtinë z. Bahri Simnica të cilëve pasi iu dëshiroi mirëseardhje u njoftoi për shkollën, historikun, kushtet që ofron dhe kurrikulat.

Këtë grup mysafirësh në medresenë tonë i priti edhe myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava, i cili ishte shumë i kënaqur më vizitën që Muftinia e Kavajës po i bën medresesë.

Në pritje të mysafirëve ishin edhe dy zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, z. Muhamet Hoxha dhe z. Muhamet Demiri.

Vizita përfundoi me shpresë për takime sa më të shpeshta dhe bashkëpunime të frytshme.

05.05.2012

Prishtinë

Ndaje: