Në një ceremoni të madhe dhe në prani të shumë familjarëve dhe musafirëvë nga të gjitha anët e Kosovës u zhvillua ceremonia e Hatmes së Kuranit nga maturantët e Medresesë Alauddin në Prishtinë, respektivishte nxenesit e klases se 13 dhe 12.
Në emër të Kryesisë së BIRK-ës të pranishmit I përshëndeti Ahmet Sadriu. Pastaj drejtori i Medresesë Bahri Simnica iu dëshiroj suksese të gjithë nxënësve në studimet e tyre , kurse prindërve iu tha se duhet te jeni krenar për fëmijët tuaj.
Profesorët Ekrem Maqedonci dhe Driton Arifi shpalosen para prindërve kënaqësinë dhe shume momente të mira që ndanë me nxënësit në orët e Kur’anit me këta nxënës. Njashtu të pranishme iu drejtuar edhe përfaqësuesi i prindërve dhe kryetari i Shoqatës së nxënësve të Medresesë.
Më pastaj, nxënësit I freskuan të pranishmit me dy ilahi të përgatitura enkas për këtë program, duke kaluar më pastaj në pjesën kryesore të leximit të disa ajeteve secili nxënës nga pjesa e fundit e Kuranit dhe duke e kurorëzua këtë punë madhore me një lutje drejtuar Allahut Fuqiplotë.
Krejt në fund për familjarët dhe nxënësit u shtrua një drekë në restaurantin e Medresesë.