Maturantët e medresesë së Prishtinës bënë hatme Kur’anin fisnik

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në ambientet e bukura të shkollës dhe në një atmosferë të ngrohtë maturantët e medresesë së Prishtinës bënë hatme Kur’anin fisnik.

Maturantët këtë hatme e mbajtën të enjten me 05. Maj, kurse maturantet në të premten më 06.Maj.

Në këtë manifestim solemn u kurorëzua suksesi i një pune të filluar para katër viteve. Këta nxënës  e nxënëse tani maturantë, në vitin e parë patën filluar mësimin e shkronjave të Kuranit fisnik dhe pikërisht tani festuan përfundimin e leximit të tij në tërësi përgjatë katër viteve. Jo vetëm kaq po tani këta nxënës e nxënëse janë të gatshëm të jetë edhe mësues të mirë të leximit të Kuranit.

Ata pos që e mësuan leximin e Kuranit ata tani edhe do të ua mësojnë atë të tjerëve. Më këtë falë ndihmës së Allahut xh.sh., programit të medresesë dhe angazhimit arsimtarëve dhe këtyre nxënësve ata tani vjelin mirësitë të përmendura në hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë: “ Më i miri nga ju është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve”.

Në këtë manifestim morën pjesë administrata e shkollës, mësimdhënës e prindër e familjar të nxënësve maturant.

Drejtori përshëndeti të pranishmit pas të cilit për fjalë rasti u paraqitën kujdestarët e maturantëve dhe mësimdhënësit e lëndës së Kur’anit fisnik.

Ky manifestim u pasurua me program  artistik si Ilahi, monologje etj.

Për të pranishmit u shtrua drekë në restorantin e medresesë.

Për tu njohur më për së afërmi me atmosferën e këtij manifestimi solemn, luteni të vizitoni FOTO GALERINË ose të  klikoni KËTU.

Ndaje: