Në amfiteatrin e medresesë, duke filluar nga ora 20:00, filloi mbrëmja e maturës e gjeneratës së 11-të e nxënëseve të medresesë Alauddin të Prishtinës.
Falja e namazit të akshamit ishte gjëja me të cilën filloi kjo mbrëmje.
Në këtë mbrëmje ishin të ftuar mysafir nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të cilët i përfaqësonte prof Fahrush Rexhepi me prof. Vedat Sahiti dhe Fatmir Ilazi.
Të ftuar ishin drejtoria, pjesë nga këshilli arsimor edukativ e punonjës tjerë të shkollës.
Programi siç edhe e do rendi filloi me ajete kuranore të cilat i këndoi nxënësja maturante Arnore Mehmeti. Programin e udhëhoqi Agime Zeneli.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës foli prof. Resul Regjepi i cili pos përshëndetjeve dhe urimeve të përzemërta e lutjeve për sukses shprehi përkrahjen e parezervë të Kryesisë së Bashkësisë Islame për medresenë dhe për edukimin e nxënseve në veçanti. Me fjalë përshëndetës vazhdoi drejtori i medresesë z. Bahri Simnica i cili falënderoi gjeneratën për korrektësinë punën dhe angazhimin e bërë.
Kujdestarja prof. Hatixhe Jashanica-Sadriu pasi bëri një pasqyrë të shkurtër të punës me këtë gjeneratë, nga zemra falënderoi nxënësit për bashkëpunimin e tyre dhe korrektësinë e tyre me këdo në shkollë. Falënderimi për këtë sukses i takon Allahut, pastaj merita për këtë sukses padyshim është e përbashkët, sepse vetëm me punë të mirëfilltë kolektive mund të arrihet sukses i kënaqshëm.
Në emër të kryetarit shkollës foli nx. Hyrishahe Morina
Pas kësaj pjese oficiale pasoi darka e shijshme e cila tanimë është zakon i njohur i kuzhinës punëtore të medresesë.
Pas namazit nxënësit shpërndanë dhuratat që kishin përgatitur përë mysafirët, për të vazhduar me pjesën artistike të programit.
Programi ishte i pasur me ilahi, skeçe dhe paraqitje në sllajde më projektor të momenteve interesante të kësaj gjenerate.
Medreseja Alauddin i uron çdo të mirë këtyre nxënësve maturantë duke e lutur të Madhin Allah të iu jap shumë suksese.
– – – – – – –
Fotogaleria: