Medreseja Alaudin

Përfaqësuesja Speciale për çështje fetare Islame e Zonjës Hillary Clinton viziton Medresenë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Të premten, më 18.05.2012, Përfaqësuesja Speciale për çështje fetare Islame e Sekretares së Shtetit Clinton, Farah Pandith, vizitoi Medresenë.

E  shoqëruar nga bashkepunëtorët e saj, zonja Pandith u prit nga Drejtori i Medresesë, i cili e njoftoi mysafiren me shkollën, procesin edukativ arsimor, natyrën dhe statusin e shkollës në nivelin kombëtar e shtetëror ndër vite.

Zonja Pandith shfrytëzoi këtë vizitë për t’u interesuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me shkollën, nxënësit dhe edukimin fetar Islam në Kosovë.

Më pas, edhe nxënësit dhe profesorët u takuan me mysafiren. Ata shkëmbyen çështje me interes për shkollën dhe edukimin fetar në Kosovë dhe SHBA.

Ndaje: