Më 01.03.2013 në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë u zhvilluan garat e diturisë, Mars 2013, me moton PËRPARA, VETËM ME DIJE, gara të cilat tanimë janë bërë tradicionale në Medrese.
Përgatitjet për garë janë bërë për katër muaj rresht, të organizuara nga Komisioni Organizativ i përbërë prej anëtarëve, si dhe të mbikëqyrura nga drejtoria e Medresesë. Materialet dhe të gjitha informacionet për garë ju ofruan nxënëseve në pjesën e dytë të dhjetorit të vitit 2012.
Në garë morën pjesë paralelet e vajzave nga shkolla amë këtu në Prishtinë dhe ato nga paralelja e ndarë fizike në Prizren. Është me interes të theksohet se nxënëset i morën garat tepër seriozisht dhe garuan ndershmërisht, kështuqë edhe juria e përbërë prej prof. Sabri Bajgora – përfaqësues nga Kryesia, Almedin Ejupi – nga paralelja e Prizrenit – dhe Hatixhe Jashanica nga shkolla amë e patën tepër të vështirë të ndajnë drejtësinë dhe të shpallin vendet e fituara. Komisioni Organizativ i Garës u është mirënjohës të gjitha garueseve për angazhimin dhe seriozitetin e treguar dhe u shpreh falënderim.
Garat u zhvilluan në njohuri të gjuhëve shqipe, arabe dhe angleze, pastaj në lëndë fetare dhe jofetare, sipas nivelit të klasëve. Pas një gare tejet dinamike dhe të fortë juria shpalli fituese:
Klasat e 10-ta:
– Klasa e 102 – Prizren -Vendi i Parë
– Klasa e 103 – Prishtinë -Vendi i Dytë
– Klasa e 104 – Prishtinë -Vendi i Tretë.
Klasat e 11-ta:
– Klasa e 113 – Prishtinë Vendi i Parë
– Klasa e 112 – Prizren Vendi i Dytë.
Klasat e 12-ta:
– Klasa e 123 – Prishtinë Vendi i Parë
– Klasa e 122 – Prizren Vendi i Dytë.
Klasat e 13-ta:
– Klasa e 132 – Prizren Vendi i Parë
– Klasa e 132 – Prishtinë Vendi i Dytë
Më 04.03.2013 zhvillohen garat e paraleleve të djemve në Prizren
Prishtinë Fadil Hasani
03.03.2013 Kryetar i Këshillit Organizativ
– – – – – – – – – – – – – –
Foto galeria: