Në Universitetin e HapurAmerikan – Dega ne Kairo , prof Driton Arifi mbrojti titullin e magjistraturës në lëmin e Jurisprudencës-fikhut islam
“ Imam Zufer Ibn Hudhejli , mendimet e tij ekskluzive dhe divergjente ndaj Imam Ebu Hanifës në kapitullin e namazitdhezekatit- studim krahasues në katër shkollatjuridike-medh’hebet” ishte tema me të cilën prof Dritoni mbrojti këtë gradë shkencore.
Mbrojtja e temës u bë përpara komisionit të përbërë nga :
- Prof. Dr. Muhamed Nebil Ganaim , professor i Sheriatit islamik në Fakultetin e Shkencave (Darul-Ulum) Universitetin e Kairos. Mentor.
- Prof. Dr. Ibrahim Abdurr-rrahim, professor i sheriatit islamik , poashtu në Fakultetin e Shkencave(Darul-Ulum) , Universiteti I Kairos. Anëtar
- Prof. Dr. SabriAbdurr-rreuf , professor I Fikhut Komperativ , Fakultetit të Sheriatit , nëUniversitetin e Az’harit. Anëtar
Pas diskutimeve dhe analizave puna e kandidatit në fjalë u vlerësua me notë të shkëlqyeshme.
Medrseja Alaudin punëtorit të saj i uron për titullin e ri duke lutur Allahun për të dhe për të gjithë të tjerët të kenë suksese të mëtejshme nga të cilat do të kenë dobi të gjithë.
Janar 2014
Prishtinë