Ne prag te festes se Kurban Bajramit nxënësit e Medresesë se Mesme Alauddin ne Prishtine organizuan aktivitete humanitare. Ata me vet organizim tubuan te holla dhe arritën te sigurojnë rreth 50 pako me gjera ushqimore te cilat i shpërndan ne familjet skamnore ne lagjen e Kuvajtit ne Podujeve dhe ne lagjen e komunitetit RAE ne Fushe Kosove. Vlen te theksohet se secilës familje iu dhurua edhe nga 5 kg. mish te Kurbanit nga Medreseja.
Qëllimi kryesor ishte qe edhe ata ta gëzojnë Bajramin dhe te ndjehen sado pak te lumtur ne ditët e festes. Le te shërbej shembulli i nxënësve te Medresesë motivacion dhe inkurajim tek te tjerët per bamirësi.