Medreseja Alaudin

Medresantët përfaqësojnë Kosovën në garat e Kuranit në Kroaci (e plotësuar)

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Bashkësia Islame e Kroacisë në bashkëpunim me Ministrin e Vakfit të Katarit dhe Qendrën Islame në Zagreb edhe në këtë vit organizuan garat e Kuranit të 18-tat me radhë në nivel Evropian. Kosova përfaqësohet nga dy medresant; Egzon Ibrahimi dhe Jasir Krasniqi. Dje (e xhuma) nxënësi Egzon Ibrahimi garoi ku tregoi një lexim cilësor, dhe pritet gjatë shpalljëve të rezultatëve të arrihet sukses. Të pranishmit u ndanë të kënaqur me cilësinë e leximit dhe melodin e tij. Të njëjtin mendim ndanë edhe komisioni vlerësues i këtyre garave i cili përbëhet nga gjashtë anëtarë tw cilët vinë nga gjashtë shtete të ndryshme.

Ajo që ia vlen të theksohet është se, në këto gara marrin pjesë më shumë se 20 shtet nga rajoni dhe Evropa. Me plotëkuptimin e fjalës edhe konkurrenca është e një niveli të lartë.
Në urojmë që nxënsat tanë të kenë suksese në këtë gara.

11;26

Nxënësi Jasir Krasniqi sapo përfundoi garim në nivelin hifz 15 xhuza.  Rezultatet do të shpallen sonte në mbrëmje ku edhe do të përbyllet me një ceremoni të bujshme me këndim Kur’ani dhe ilahi në më shumë se 6 gjuhë.

Per rezultatet e nxensave tane  do iu njoftoi me kohe pas shpalljes se rezultateve nga ana e komisionit sonte ne mbremje.

20;05

Egzon Ibrahimi pas publikimit te rezultateve nga komisioni i garave ze vendin e pare ne lexim “tertil” ne nivel te medreseve. Nxenesi ne fjale u pajise me diplome dhe i nda edhe nje shperblim.

Medresese se mesme Alauddin iu nda nej mirenjohje per pjesemarrje me nxenes ne keto gara kuranore.

Garat perfunduan me nje ceremoni  me kendim Kur’an, te ilahive,  dhe pjese te mevludit ne disa gjuhe. Xhamia e Zagrebit ishte e vogel per te  akomoduar  te gjithe muslimanet  e interesuar te cilet vinin grupe gruope nga viset e shtetit Kroat dhe nga Bosnja.

Keto ishin garat e 18 me radhe te organizuar nga Bashkesia Islame e Kroacise , Qendra ISlame e Zagrebit dhe  me MInistrit e Vakfit te shtetit te Katarit.

Ndaje: