Nën patronatin e zonjës Hind Bint Hamad Al Thani – Zëvendës Kryetar i Bordit dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Fondacionit të Katarit, Katar Debate Center – anëtar i Fondacionit të Katarit për arsim, shkencë, dhe zhvillimin e shoqërisë – organizon TURNEUN E KATËRT NDËRKOMBËTAR TË DEBATIT NË GJUHËN ARABE PËR SHKOLLAT E MESME, i cili mbahet në Qendrën Kombëtare të Konferencave të Katarit ngga data 7 deri më 11 prill 2018 me pjesëmarrjen e ekipeve të shkollave të mesme nga “50” shteteve, 15 vende arabe dhe 35 shtete të cilat gjuhën arabe nuk e kanë gjuhë amëtare.
Tetë vende marrin pjesë për herë të parë: ” Kosova – Spanja – Tailanda – Serbi – Shqipëria – Polonia – Kirgizstan dhe Rusia “.
Ajo që e dallon këtë turne është pjesëmarrja e të gjtha shteteve në debat në gj. arabe, pa dalluar asnjërin prej shtetve arabfolëse dhe jo arabfolëse.
Ekipi nga Medreseja “Alauddin sot zhvilloi dy debate sikurse të gjitha ekipet tjera dhe fitoi debatin e zhvilluar me ekipin e Kolumbisë, ndërsa humbi në debatin e zhvilluar nga ekipi i Spanjës
Ekipi ynë përfaqësohet nga këta nxënës të klasës së 12:
- Fisnik Gërguri
- Adl Rraci
- Mirsad Sadiku dhe
- Albin Salihaj
Shpresojmë një përfaqësim dinjinjitoz nga ekipi kosovar i Medresesë.
Fadil Hasani
Doha, 07.04.2018