Medresistët po marrin pjesë në panairin e shkencës dhe kulturës të organizuar nga lëvizja Koha në Vushtrri. Në këtë panair po marrim pjesë mbi 20 shkolla nga shumë qytete të Kosovës dhe gjetiu. Nxënësit kanë mundësinë të demonstrojnë njohuritë e tyre në disa fusha nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme. Njëherit, shkëmbejnë përvojat më të mira në të njohurive në fushën e fizikës, kimisë, biologjisë, arkitekturës, dizajnit, robotikës, etj..
Medreseje e mesme Alauddin merr pjesë për herë të tretë në këtë panair dhe demonstrimi i njohurive është i fokusuar në fushën e kimisë, fizikës, biologjisë, gjeografisë dhe matematikës. Kësaj radhe Medresenë e përfaqësojnë pesë nxënës, të cilët janë edhe pjesë e grupit të shkencëtarëve të rinj në Medresesë e që janë; Granit Sadiku, Mumin Baftiu, Ardit Krasniqi, Armend Kolica dhe Albin Kurtishi. Kurse Miran Shehu dhe Ermal Cej janë të përzgjedhur sivjet pjese e këshillit organizativ.
Drejtori i Medresesë Jakup Çunaku bëri një vizitë këtij panairi më qëllim të inkurajimit të medresistëve për punën e mirë që janë duke bërë në prezantimin e vlerave të shkollës sonë.