Dje, për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. dhe festës së 28 Nëntorit Medreseja organizoi prorgram ligjëratë dhe program kulturor. Programi u begatua edhe më me prezencën e krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit e Kosovës, pastaj nga Dijanet-i dhe Yunus Emre, Stacioni policor nr. 3 në Prishtinë, Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si dhe qytetarë të shumtë.
Të pranishmit, me një fjalë rasti i përshëndeti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si dhe drejtori i M. M. Alaudin Jakup Çunaku, ndërsa kryeimami i BIRK-ut, Sabri ef. Bajgora mbajti një ligjëratë të shkurtër dhe të thukët për jetën dhe veprën e Muhamedit a.s.
Pas kësaj të pranishmit patën rastin të kalojnë çaste të këndshme duke ndjekur programin artistik të përgatitur prej nxënësve të shkollës, për t’u ndarë në fund tepër të kënaqur.