Dita e shtunë ishte jo shumë e zakonshme për medresistët tanë. Ata të cilët mbajnw në mend pjesë të shumta nga Kurani dolën para komisionit të përbërë nga mësimdhënësit e Kuranit të përzgjidhen për të përfaqësuar Medresenë Alauddin në Garat e Kuranit ndërmjet Medreseve të Ballkanit që do të mbahen për herë të parë në Kosovë. Nga shumë nxënës e nxënëse u përzgjodhën me dallime shumë të vogla nxënësit që do përfaqësojnë Medresenë në kategorinë me pese, tre dhe një xhuz.
Garat e Kuranit ndërmjet Medreseve në Ballkan do mbahen për herë të parë nën patronatin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës më datë 20-22 Prill 2018.