Në vazhdën e bashkëpunimit të Medresesë me KBI-të e Kosovës të enjten, më 28.10.2021 u bë pjesë e një manifestimi të cilin Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë e organizoi për nder të muajit Rebiul Evel, muajit në të cilin lindi Pejgamberi ynë, Muhamedi alejhisselam. Me ftesë të Këshillit në këtë program u paraqitë kori i Medresesë, i cili interpretoi disa ilahi. Ligjeratën me temë “Muhamedi a.s Krenaria e Njerëzimit” e mbajti prof. Shkelzem Hoxha. Shfrytëzojmë rastin ta falenderojmë KBI Mitrovicë për bashkpunimin e shkëlqyeshëm, me shpresë që ky bashkpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi.