Medreseja Alaudin

RRUGËTIMI DREJT QYTETËRIMIT TË ANADOLLIT

Lajme dhe aktivitete

Drejtori i ShML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë, Mr. Fadil Hasani dhe koordinatori i cilësisë, Mr. Samir Ahmeti vizituan Anadollin (24-29.10.2021) në kuadër të një delegacioni të madh nga Kosova në përbërje të përfaqësuesve nga MASHTI, SBASHKU, Ministria e Kulturës, Përfaqësues të Komunave, Instituti i Historisë, UP, drejtorë dhe mësimdhënës të cilët morën pjesë në një udhëtim me karekter të njohjes së historisë, qytetërimit dhe të arriturave shkencore në periudha të ndryshme në disa qytete të Turqisë, si në: Ankara, Kırşehir, Nevşehir, Kapadokya, Konya, nën moton “Rrugëtimi drejt urtësisë dhe qytetërimit të Anadollit”. Projektin e organizuan: Insituti Junus Emre dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Fetar të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Turqisë në bashkëpunim me Konfederatën e Sindikatave të Zyrtarëve të Truqisë, kryetarë të komunave etj.
Delegacioni u mirëprit nga shumë zyrtarë shtetror, komunal dhe organizata sindikale. Takimi, bashkëbisedimi dhe shkëmbimi i dhuratave ndërmjet drejtorit Mr. Fadil Hasani dhe Dr. Nazif Yëllmaz, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Fetar të Ministrisë së Arsimit të Turqisë ishte i natyrës së veçantë, sikur edhe takimi dhe shkëmbimi i dhuratave me z. Jashar Keskin, drejtor i shkollës fetare “Shehid Omer Halisdemir” me të cilën Medreseja e jonë është e vëllazëruar. Delegacioni përcolli një program me ilahi i përgatitur nga Kori i Shkollës,vizitoi bibliotekën e shkollës, ambientet e saj si dhe pati një takim njohës me menagjmentin dhe stafin e shkollës.

Ndaje: