Në vigjilie të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mu në muajin Shkurt, nxënësi Adl Rraci (kl. 12-2), dhe nxënësi Abdurrahman Rama (kl. 12-3) kanë përfunduar hifzin-memorizimin e Kur’anit Fisnik.
Të dy nxënësve iu dha nga një mirënjohje, si dhe iu nda nga një shpërblim nga Kryesia e Bashkësisë Islame dhe nga Medreseja Alauddin, për të arriturën e tyre të çmueshme.
Këtë mirënjohje, nxënësve ua dhuroi Myftiu i Rep. së Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe drejtori i shkollës Mr. Jakup Çunaku me rastin e shënimit të dhjetë vejtorit të pavarësisë së Rep. së Kosovës në amfiteatrin e Medresesë, këtu në Prishtinë..
Medreseja Alauddin në Prishtinë, ka nderin dhe kënaqësinë që tradita e të nxënit përmendësh të Kur’anit Fisnik, është duke vazhduar nga nxënësit e kësaj shkolle, andaj nxënësve hafizë iu uron suksese të mëtutjeshme në studimet e tyre.
Zoti i begatoftë nxënësit tonë me begatitë e Tij të panumërta. Amin.