Medreseja Alaudin

Myftiu Tërnava priti përfaqësuesit e Medresesë në konkursin e Turqisë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Më 7 qershor 2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti përfaqësuesit e Medresesë së mesme” Alaudin” të Prishtinës që prezantuan Kosovën në konkursin ndërkombëtar për njohurit në gjuhën arabe, që u mbajt në Bursa të Turqisë.

Myftiu pasi i përgëzoj nxënësit dhe profesorët për rezultatet  e arritura në Turqi.”Ju me punën tuaj, me rezultatet tuaj, me pranin tuaj në Turqi në një garë ndërkombëtare keni përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze medresenë dhe Kosovën dhe popullin tonë”-tha ndër te tjerat Myftiu Tërnava.

Suksesi i juaj është, është sukses i të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i tërën Kosovës. Kryesia e BIK dhe unë si myftiu ju përgëzoj dhe do ju mbështes në çdo aktivitet të juaj- u tha myftiu Tërnava, përfaqësuesve të Medresesë.

Përfaqësuesi e medresesë të prirë nga profesori Fadin Hasan falënderuan Myftiun për pritjen , për përkrahen dhe mbështetjen që u ka dhënë./www.bislame.net

Ndaje: