Nxënseja Bardha Kqiku në këto ditë nxorri librin e parë autorial të titulluar “Kthehu” që e botoi Medreseja e mesme “Alauddin”. Libri i lartpërmenduar ngërthen në vete problemet dhe sfidat e gjeneratës së re, ku me lehtësi kjo nxënëse ka arritur të kapë gjithë brengën e kohës në të cilën po jetojmë.
Me një fjalor të mrekullueshëm, me një qasje të lehtë dhe të kuptueshme ka trajtuar shumë çështje fetare, të cilat i shprehi si përmes poezisë,prozës e eseve ka arritur që të bartë mesazhe dhe këshilla tek gjeneratat e reja pa i harruar në këtë mes edhe gjitha moshat tjera duke dëshmuar kështu se për të gjithë ka vend në këtë fe dhe se të gjithë jemi pjesë e lëshimeve dhe gabimeve,andaj çdo kthim te Zoti xh.sh. nuk është i vonshëm dhe i papërmisueshëm.
Atëherë kur gjenerata i drejtohet gjeneratës së vetë, ajo ka efektin dhe rezultatin, ngase ajo e di më së miri se çfarë e mundon dhe proekupon këtë fazë të shoqëris, ku zhvillimi dhe avansimi i teknologjis ka arritur që ta shpjer të riun në një udhëkryq zgjedhjesh.
Mirëpo autorja Bardha Kqiku ka arritur që përmes këtyre temave ta përcjell vullnetin e mirë dhe dëshirën për jetë tek të gjithë ata që duan të marrin një porosi pak më ndryshe nga ato të përditshmet dhe klasiket.
Përdori metodën e shpresës e jo të frikës, atë të fjalës së urtë dhe bindëse e jo të qortimit dhe vrazhdësis ngase atyre të cilëve u është drejtuar kjo nxënëse kanë nevojë për ngritje të vendosshmëris në vete, kthimin e shpresës për jetë dhe kujtimin e porosive që ndoshta koha me pluhurin e ndryshimit i ka mbuluar pa i vërejtur.
Besojm që ia ka arritur qëllimin e synuar që ta kthej shpresën tek të gjithë ata që e kanë humbur.
Se vërtetë islami ka për qëllim kthimin kah e vërteta dhe ngritja e individit në shkallën më të lartë të moralit dhe krenaris.
Andaj edhe morri titullin KTHEHU që ngërthen në vete shumë domethënie, që nga ajo më e thjeshta e deri tek qështja më madhështore kthimi tek Krijuesi Mëshirëplotë.
Pasi e pyetëm për frymëzimin ajo u përgjigj në këtë mënyrë:”Frymëzimi im janë njerëzit që më rrethojnë, është kjo kohë pa kohë që po mbretëron, është dëshira për ndryshime në shoqërin tonë.
Frymëzim dhe shkëndij drite është rruga që unë ndjek me aq kënaqësi e përkushtim.
Unë botën shohë me një sy që ndoshta shumë të tjerë janë të privuar nga kjo e mirë e vështirë sepse ta shohësh jetën në këndin kritikues është diçka që të preokupon pa mas, ku has në shumë pengesa që vetëm durimi dhe vullneti mund ti mundin.
Pikë frymëzuese është vetë mrekullia e krijimit të këtij universi llojllojshmërish, e që pamje të tilla mahnitëse na shfaqen çdo herë në përditshmërin tonë por pa dije i flakim tutje dhe vazhdojm jetën pa arsye.”
Porosia juaj e fundit për të gjithë lexuesit:”Falenderoni,falenderoni pa ndal, sepse ne qenja njerëzore jemi mrekullia dhe ajka e të gjitha krijimeve madhështore të Zotit.
Kthehuni kah e vërteta që nuk humbet asnjëherë dhe qëndroni ballë lart përpara të gjithë atyre që duan ta tretin natyrshmërin tënde të pastër.
Shpresoj që ky libër sado pak tua përkujtoj këto lëshime në mënyrë që ti përmisoni,t’ju kthej mbrapa në kohën e artë në mënyrë që përmes shembujve të suksesit ta ndërtoni personalitetin,familjen dhe shoqërin tuaj.”
Titulli: Kthehu
Autore:Bardha Kqiku
Botoi:Medreseja e mesme ,,Alauddin” Prishtinë