Nxënësja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Lajme dhe aktivitete

Nxënësja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”. Ajo ka arritur rezultate të larta në këtë test. Qëllimi i testit ishte t’i motivojë sa më shumë nxënësit për të studiuar matematikën.
Koordinatori i paralelës së Prizrenit, Almedin Ejupi, ka përgëzuar nxënësen për suksesin e arritur dhe i dëshiroi suksese të tjera në të ardhmen.
Në anën tjetër, koordinatori falënderoi z. Abdullah Sylejmanin, koordinatorin rajonal dhe komunal të Institutit ATOMI për organizimin e kësaj gare dhe për bashkëpunim.
Organizimi i testit “Kangaroo” është përgjegjësi e Institutit ATOMI, me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF).
Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës.

image

image

image

Ndaje: