Sot vazhdoi pjesa e dytë e Garave të Kur’anit me nxënësit e shkollës sonë në ambientet e Medresesë së mesme Alauddin ne Prishtinë. Shumë nxënës nga paralelet e ndara fizike në Prizren dhe Gjilan kishin mësy lokalet e Medresesë amë në Prishtinë, një numërme Kur’an në dorë, e disa duke pëshpëritur me zë të ultë pjesët e ndryshme nga Kur’ani , kurse disa testonin njohurit në rregullat e leximit të bukur të Kur’anit. Por , kishte edhe nga ata që nga kureshtja dhe vullneti prezantonin vetëm të përjetojnë këtë atmosferë të papërshkrueshme shpirtërore.
Amfiteatri ishte përgatitur dhe çdo ishte gati për të filluar. Në ora dhjetë edhe zyrtarisht filluan garat duke lexuar një pjesë nga Kur’ani. Më pastaj Muharrem Tërnava në cilësinë e moderatorit ftoi përfaqësuesin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të republikës së Kosovës Dr. Fahrush Rexhepi që të përshëndes dhe të uroj pjesëmarrësit. Ndër tjera ai theksoi se, konfirmoj se keni mbështetjen BIK-ut të parezervë për aktivitete të tilla. Kurse, drejtori I medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë Bahri ef. Simnica iu uroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe garuesve iu uroj suksese. Krejt në fund të fjalimit i shpalli këto gara edhe zyrtarisht të hapura.
Më pastaj komisioni i përbërë nga Jakup Çunaku, Muhamed Dërmaku, dhe Ramadan Uka morën vendin e tyre dhe shpalosen ecurinë dhe rregullat e garimit.
Në fillim gara u zhvillua ndërmjet klasave të 11-ve. Më pastaj u vazhdua me ato të 12-ta dhe përfundoi ky cikël i garave më të 13-at.
Fitues të vendit të parë në këto gara ishin: 11 Gjilan; 12 B Prishtinë; kurse 13 Prishtinë dhe Gjilan ndanë vendin e parë në barazim të pikëve.
Pjesa e dytë e këtyre garave u zhvillua në tilavet të lirë, ku u paraqitën 11 nxënës. Thuajse se cili prej përveç zërit të mirë kishte edhe leximin e mirë në përputhje me rregullat e texhvidit. Me nuanca krejt të vogla u dallua më me shumë pikë nxënësi Leunis Franku nga paralelja në Gjilani dhe morri vendin e parë.
Drejtori e shkollës në fund të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit iu ndau dhurata dhe mirënjohje. Dhe në fund u shtrua një drekë në restorantin e medresesë për të gjithë pjesëmarrësit.
Këto gara tashmë janë bërë tradicionale për shkollën tonë dhe pritet që në një ta ardhme shumë të afërt të kemi organizime të garave kuranore në nivel edhe më të gjerë.
Prishtinë, 12 Mars 2012