Me rastin e kremtimit të përvjetorit të 62-të të Medresesë Alauddin u promovua libri “ Jeto, mendo, ndysho” nga nxënësja e klasës 12/3 Anita Gërguri. Me këtë rast drejtori i shkollës Bahri Simica ndër tjera tha: “Për mua dhe shkollën tonë është nder që, sot promovojmë librin e dytë të nxënëses sonë Anita Gerguri. Para një viti promovuam librin e parë të saj, kurse sot pas një pune dhe vullneti të madh të saj, sot promovojmë librin e dytë te shruar nga Anita Gerguri. Kjo tregon qartë angazhimin e nxënësve dhe suksesin e tyre, por njëherit edhe mbështetjen e pa rezervë të shkollës sonë ndaj nxënësve tanë.
Kurse , Besnik Jaha, njëherit edhe lektor i këtij libri tha;” Ky libër është pasuri e veçantë për bibliotekën shqipe. Vet titulli nxjerr porosinë e vet se, njeriu mund te zhvillohet nëpërmjet mendimin dhe leximit.”
Kurse kujdestari i klasës, Fadil Hasani tha;” Kjo është pasuri e madhe sepse më këtë llogaritet një investim i përjetshëm, sepse mendimet kur shkruhen shndërrohen në pasuri dhe kapital i pamohueshëm.”
Prindi i nxënëses nuk kurseu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Medresesë dhënë kësaj nxënëse në rrugëtimin e saj drejt shtigjëve të nxënies së dijes në këtë tempull dije.
Me këtë rast, medresantet shfaqen edhe një program kulturoro-artistik dukë përcjell mesazhin se, dituri është pasuria më e madhe e shoqërisë.
Shkolla uron që promovime të llojit të tillë të jenë të shpeshta në shkollën tonë.