Prof. Xhavit Qerimi master i shkencave juridike

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Më datën 02.05.2012,   në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës Xhavit Qerimi, edukator në Medresen e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ka mbrojtur me sukses të dalluar temën e punimit të diplomës së masterit me titull: “Roli mbikqyrës i Parlamentit në sisteme parlamentare të qeverisjes-me theks të vaçantë në Kosovë”.

Konform Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe Rregullores mbi Studimet pasdiplomike fitoi thirrjen akademike MASTER i shkencave Juridike- Kushtetuese-Administrative, me çka i fitoi të gjitha të drejtat sipas ligjit në fuqi.

Drejtoria dhe personeli edukativ-arsimor i Medresesë urojnë edukatorin Qerimi për titullin e fituar dhe i dëshirojnë suksese të reja.

Ndaje: