Medreseja Alaudin

Prof. Xhevdet Rusinovci, master i shkencave filologjike

Lajme dhe aktivitete

Më datë 26.04.2012, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë (Universiteti i Prishtinës), Xhevdet Rusinovci, profesor i gjuhës angleze në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ka mbrojtur publikisht Punimin Master me titull: “Analizë gjuhësore e përkthimeve gjyqësore me shkrim nga gjuha shqipe në gjuhën angleze”. Komisioni i punimit e ka vlerësuar atë si punimin e parë në këtë fushë në periudhën e pasluftës, me vlera dhe rekomandime të jashtëzakonshme.

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Xhevdet Rusinovcit i dha titullin: Master i Shkencave Filologjike.

Drejtoria dhe personeli edukativ-arsimor i Medresesë urojnë profesorin Rusinovci për titullin e fituar dhe i dëshirojnë suksese të reja.

Ndaje: