Shoqata e nxënësve të medresesë Alauddin në Prishtinë mbajti organizimin tanimë tradicional në mirëpritje për nxënësit e rinj.
Siq e do rendi program filloi me leximin e disa ajeteve nga Kur’ani fisnik për të vazhduar me fjalen e rastit nga drejtori Bahri Simnica. Drejtori në fjalën e tij pasi pasi uroi të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor theks të veçantë vuri mbi mirëseardhjen e nxënsve të rinj dhe rëndësinë e madhe të kësaj periudhe të jetës.
Veq tjerash programi ishte i pasur me Ilahi, monol e poezi por edhe pika humoristike.
Shkolla të gjithë nxënësve iu uron vitin e ri shkollor 2014/2015 duke lutur Allahun të na ndihmojë në suksese.