Medreseja Alaudin

Edhe një sukses i medresesë në garat kuranore në Kroaci

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Më 25.10.2014 në Zagreb të Kroacisë u mbajtën garat e Kur’anit. Këto gara u zhvilluan në dy nivele në atë të hifzit dhe të leximit.

Në këtë garë morën pjesë njëzet shtete me 70 garues.

Mederseja  Alauddin  e  përfaqësua nga nxënësi ynë Ajdin Aliji nga klasa 10 1 e Prishtinës.  Ai garoi në disiplinën e hifzit në pesë xhuza. Në këtë garë nxënësi ynë u dekorua me vendin e tretë që rast mori edhe certifikatë suksesi nga këshilli organizativ.

Ky rezultat u shpall nga komisioni vlerësues I përbërë nga ekspert vendor si prof. Bajram Ajeti, prof. Aziz Aliji dhe ndërkombëtar nga liga botërore e Kur’anit si prof. Zejd Ismail, prof. Selman Okumus dhe prof. Fadil Bektash.

Medreseja Aladuddin mësimdhënësve dhe nxënësit u uron për suksesin duke e lutur Allahun për suksese të mëtejme.

Prishtinë

Tetor 2014

Disa foto:

Ndaje: