Më datë 15.09.22016 në lokalet e eMedresesë Alauddin paralelja në Prizren është mbajtur takimi me maturantet e Medreses, dega ne Prizren me temë:
“ Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm”
Ligjërues ishte Kryeimami BIK-ut Prof Sabri Ef. Bajgora. Ky takim tuboi shume pedagogë dhe nxënësit e klasave te 12’ta .
Në fjalën e tij Kryeimami vuri në dukje rëndësinë e të kuptuarit drejtë qështjen e radikalizmit dhe ekstremizmit dhunshëm, ku në mes tjera e bëri të qartë ate se feja Islame është fe e paqës dhe asgjë nuk ka të bëj me radikalizmin dhe ekstremizmin. Janë dy fenomene që kursesi nuk guxojnë të jenë të pranishme në shoqëri dhe se këto fenomene janë plotësisht në kundërshtim me parimet e fesë Islame “ Nuk ka dhunë ne fe “ ( Kur’an ).
Ligjëruesi i nderuar Bajgora i shpjegoi hollësisht këto fenomene dhe pasojat që i sjellin, duke bërë apel që assesi të mos jemi preh e këtyre fenomeneve por jo vetëm kaq, ne duhet t’i kundërshtojmë dhe luftojmë këto fenomene me urtësi dhe mencuri.
Elaborimin që e bëri ligjëruesi në fjalë ishte shumë i qartë dhe në të njëjtën kohë ishte shumë i nevojshëm dhe i dobishëm për të gjithë të pranishmiyt e posaqerisht për nxënësit e shkollës tonë. Andaj duke u bazuar në këtë mendojmë se ne si shoqëri kemi nevojë pë ligjerata të tilla dhe që sa më shpesh të mbahen konferenca të këtij lloji.
Perndryshe ky takim eshte pjese e projektit nga Minsitria e Kultures , Instituti i Historise dhe Bashkesia Islame e Kosoves.