Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë dhe Bordi i Arsimit dhe i Shkencës së Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, në bashkëpunim me medresenë ‘Mehmed Fatih’ në Podgoricë, Qendrën kulturore ‘Horizonti’ si dhe Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë, me 8 dhe 9 tetor 2016 në Podgoricë, organizoi takim me profesorët dhe mësimdhënësit e tefsirit me temën ‘Studimi i tefsirit në fakultetet dhe në medresetë e Ballkanit’. Në fillim, pjesëmarrësit i përshëndetën dhe u dëshiruan mirëseardhjen Reisi i Malit të Zi, Rifat ef. Fejziç, profesori i Fakultetit të Studimeve Islame në Universitetin e Sarajevës dhe drejtori i Qendrës për Studime të Avancuara Dr. Ahmet Alibashiç. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave, të kuptuarit e trendeve ndërkombëtare në këtë fushë, krijimi i urave të bashkëpunimit si dhe marrëveshjet mbi hapat e mundshme të përbashkëta në të ardhmen. Takimi mblodhi bashkë pedagogë, asistentë, profesorë nga fakultetet dhe medresetë e Sarajevës, Bihaçit, Cazinit, Travnikut, Tuzllës, Zenicës, Prishtinës, Shkupit, Novi Pazarit dhe nga qyteti pritës Podgoricës. Takimi u realizua nëpërmjet katër sesioneve që përfshinin prezantimin e përvojave në studimin e tefsirit në nivel ndërkombëtar, prezantimin e planeve dhe programeve të fushës së tefsirit në medresetë në Ballkan, në fakultetet islame si dhe diskutimin konstruktiv. Përmes diskutimit janë shfaqur një numër i ideve cilësore, ku në të ardhmen mund të realizohen përmes takimeve të ngjashme me këto. Në nivel të medreseve, nga Medreseja Alauddin, në këtë takim ishte i pranishëm Almedin Ejupi, profesor në paralelen e Prizrenit, i cili bëri një prezantim rreth medresesë Alauddin si dhe planeve mësimore në fushën e shkencave kuranore dhe të tefsirit.
Shkroi: Elmedin Ejupi, 2016